Pasuria qindra-milionëshe e Pacollit

epa02596395 Behgjet Pacolli, the newly elected president of Kosovo speaks at the parliament in Kosovo's capital Pristina, on 22 February 2011. Kosovo parliament has elected businessman Behgjet Pacolli as country's new president. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli vazhdon të mbetet politikani më i pasur në Kosovë.

Deklarimi i pasurisë pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit tregon pasurinë e tij milionëshe – të luajtshme dhe të paluajtshme.

Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e tij llogaritet të jetë rreth 200 milionë euro, ndërsa vlera e aksioneve nëpër kompani rreth 400 milionë euro.

Në total ai ka rreth 6 milionë euro në banka, dhe 355 mijë dollarë.

Të hyra vjetore ka deklaruar dividentin në vlerë totale prej 5.3 milionë eurosh dhe interesin e depozitave prej 130 mijë eurove.