Pasuria e Adem Mikullovcit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje, Adem Mikullovci, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Në formular ka paraqitur 7 mijë e 420 euro para të gatshme në njërën prej bankave në Kosovë.

Si pasuri tjetër e ka paraqitur shtëpinë, në vlerën prej 90 mijë eurosh, për të cilën thotë se e ka blerë nga shitja e banesës dhe me kredi.

Ai mban dy pozita, atë të deputetit dhe të anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm në Vetëvendosje.