‘Nervozohet’ Vuçiq e quan Policinë e Kosovës “bandë terroriste”

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar në konferencë për media se arrestimi i Marko Gjuriq, ishte një provokim brutal, njofton Klan Kosova.

Vuçiq e ka quajtur Policisë e Kosovës si bandë terroriste.

“Ata ishin bandë terroriste e veshur me rroba të policisë”, tha Vuçiq në konferencë për media.

“Këta terroristë e kanë arrestuar Marko Gjuriqin, sepse nuk u pëlqen çfarë Marko Gjuriq mendon për shtetin e tyre terrorist”.

“Ata janë mjerë dhe të vegjël”

“Kanë qenë 50 terroristë që e kanë lëvizur zvarrë Gjuriqin nëpër rrugët e Prishtinës”.

“Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë arrestim do të përgjigjen para institucioneve, përfshirë edhe dy serbë që i kanë ndihmuar shqiptarët”.