Molliqaj rrëfen gjithçka: Kurti më akuzoi mua dhe Ahmetin se luftojmë bashkë me Serbinë dhe ambasadat kundër tij

Ish-sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se në një takim të mëhershëm që ka pasur me tash kryetarin e VV-së, Albin Kurti, ka marrë kritika se bashkë me Serbinë dhe ambasadat ndërkombëtare po bashkëpunojnë kundër tij.

“Në një takim që e patëm me Kurtin, ai më akuzoi se pa vetëdije ose me të, po bashkëpunoj me klanin e Serbisë, përkatësisht me ish-shefin e sigurimit shtetëror serb, Jovica Stanishiq dhe Baton Haxhiu, kundër tij. ‘Shpend Ahmeti ka marrëveshje me ambasadat e huaja në Prishtinë për të më luftuar mua, ndërsa ti ke marrëveshje ose s’po e di që ke marrëveshje kundër meje’,më ka thënë Kurti”, ka shpjeguar Molliqaj.