Milaim Zeka flet për deklaratat e Dardan Molliqajt, e papritur çfarë thotë

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka është shprehur i ‘habitur’ me deklaratat e deputetit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj në lidhje me mospajtimet brenda kësaj partie.

Përmes një postimi në Facebook, Zeka ka thënë se e ka ditur se ‘Vetëvendosje janë puro komunist, por jo që ka navigacionin e partizanëve të 1945’.

Postimi i plotë:

Bash ma ka ftofe Dardan Molliqaj

Sa isha gazetar, sinqerisht kam pas mendu se bajagi di shume per piramiden e shtetit te kriminalizuar te Kosoves. Tani qe jam deputet, po e shohe se bash kurgja nuk kisha pas dite. Psh: nuk e kam ditur qe krejte linjat e krimit kyçen neper shtikerat (prizat) e Kuvendit te Kosoves.

Njesoje edhe per VV-ne. E kam dite qe jane puro komunist, ama çka tregojke mbrame Dardani, bash me ta ftofe jeten. Ne shekullin e internetit, te dixhitalizimit, te zhvillimit kaq te madh teknologjik, e me pas navigacionin e patizaneve te 1945-tes, kjo veq te na bane vaki.

Besoni qe edhe ne disa parti tjera nuk ashte hiq ma mire. Merrne dhe analizojeni nje pjese te delegacionit tone se si u sollen ne takime me Parlamentin Evropian, edhe e shihni se çfare injorantesh kane zene vend ne ulset e Kuvendit te Kosoves?!!!