M’i nguc çikat osht’ sevap’

Shkruan Kimete Berisha:

Thanë se Albin Kurti e ka pasur fjalën për Dardan Molliqajn, kur ka treguar dje se në Lëvizje ka pasur edhe ‘Lëvizje erotike’.

😂

Thanë se Albin Kurti e ka pasur fjalën për Dardan Molliqajn, kur ka treguar dje se në Lëvizje ka pasur edhe ‘Lëvizje erotike’.

Dardani kish pas guxu trimi m’i nguc çikat, ama çikat s’kanë guxu as me tregu që i ka nguc Dardani, aq i rrezikshëm që është.

Paramendoje Dardanin hamshor ‘rrukiq’ si Napoleoni tuj i sundu çikat e reja e të varfëra, e ato robneshat tuj u tutë prej lartmadhnisë së tij.

Çfarë pamje bukolike!

Mos me ta marrë mendja që mashkulli e nguc femrën, kqyrë ti deri ku ka degraduar shoqëria jonë.

Prej se e mbaj veten në mend mashkujt i kanë nguc femrat. N’kohë t’gjimnazit kombi ynë shqiptar i kemi pas meshkujt më të zjarrtë, ma t’vendosun, dhe u dashke me ‘roje familjare’ me shku n’shkollë. Unë qikjo që jam i kam pas bodygardat e mi, jo një, po dhjetë 😉. Nuk t’vetke mashkulli, t’grabitke 😂

Tash kam shku një ditë te gjimnazi në Mitrovicë nuk pashë meshkuj me thika e me ‘apasaça’ që i presin femrat n’pushim t’gjatë te porta m’i nguc për seriozisht…hiç s’pashë kandidatë andejpari ama, sot e gjithë ditën, ngucen femrat kah të rotullohen, sidomos femrat e mira, ‘copa’ që u thonë.
Nuk mundesh m’i ndal mashkullin kur ta mësyen me ta lshu naj fjalë.

Mjafton m’i ra një ‘krug’ kah xhamia e llapit dhe e sheh ti qysh të ngucin meshkujt, të duket sikur ti je kah ban dritë, e ke hy në një dimension tjetër…
Edhe n’Skenderaj, n’Podujevë, n’Prizren, n’Tiranë e n’Tetovë me shku (gjithkund besa, edhe në Venedik), nëse ndjehesh e nënvlerësuar si femër, menjëherë të hyn vetja n’hujë, se t’japin komplimente sheshit, derisa të të bindin se si ti kurrkush, pehrri e kësaj dynjaje.

Qysh ka thënë Kanti, gjermanët janë dashnorë të ftohtë, por italianët janë has dashnorë, ashtu edhe te shqiptarët disa rajone i kanë meshkujt më dashnorë se disa rajone tjera.

Shqiptarët në përgjigjësi ua dinë kimetin femrave, derisa t’i nxanë. Masandej, kur t’i nxanë, i trajtojnë si cuklat, si fëmiu lodrën më të dashur që në fund të lojës e then e ia nxjerr sytë e ia shkulë floktë me rrajë.

Se hyna thellë (ku hyna e ku dola). Njeriu është ‘i poshtër’. Në momentin që i bën do pare, e shet tokën dhe malin e babës, i shet bullicat dhe loptë, e çel një kafiç dhe një qebqptore, e blen një bemvec, e lshon grunë e parë, e gjen një grua tjetër, të re…Dhe, del me të në sheher dorë për dore.

Gjithkund të ngucin meshkujt…mashkullit që janë has meshkuj i ngucin femrat (😂). E tillë është natyra njerëzore. Ndodh që edhe dentisti (me qëllu merakli) kur ke punë te ai, mundohet me shfrytëzu rastin kur t’oinë injeksioni, me t’prek n’faqe. Nuk e bën me t’nënçmu, por e bën që i pëlqen 😂.

Nuk ka shans mos me t’nguc meshkujt. Por ka shans m’u bë imune. Vetëm në institucionet shtetërore kalon diçka pak më lehtë, se ka komisone për ankesa, janë do mënyra që ia mbledh betë atij që të pengon të rritesh në punë nëse nuk i dorëzohesh.

P.S. Hera e fundit që më ka nguc një mashkull ndodhi para një jave në sheshin e Mitrovicës. M’u flug prapa e më thojke: ‘hajde shkojmë e hamë nga një çokolladë’. Në vend se m’u ‘rebelu’ unë qesha ashiqare, se e paramendova veten me lajmëru në polici për ngacmim, e me ju thënë policëve ‘jam e rrezikume se po m’thotë qyky hajde hamë çokolladë’. (besa ndodh që edhe polici m’i nguc femrën e mirë, se edhe ai njeri është).

Meshkujt vijnë nga Marsi e femrat nga Venera-thojke njana. Prandaj, djemtë i ngucin çikat, e çikat s’i ngucin djemtë, se me nguc çika -djalin, ose larg asaj me ju paraqit, mashkulli nuk u mësu, tutët e largohet prej saj se i duket e përdalne.

Gjithmonë ekziston mundësia me thënë Jo dhe m’u hakmarr ndaj atij që të kushtëzon ose të bën presion. Sidomos n’ditë t’sotit, që e incizon, e xhiron dhe ia nxin jetën.

Femrat nuk janë mbrojtur kurrë ndaj ngacmimeve sepse i kanë konsideruar ato si gjëja më normale, me t’nguc një mashkull.

(Një herë tjetër flasim më gjansisht për këtë temë)

A ju kujtohet ajo thënia e vjetër:
‘Ka thënë hoxha me qetap, m’i nguc çikat osht sevap’!