‘Marko Gjuriq hyri në Kosovë si klandestin’

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka thënë se gjendja në gjithë territorin e Kosovës aktualisht është e qetë, pas ngjarjeve të ditës së sotme të cilat rezultuan me arrestimin e zyrtarit të lartë serb, Marko Gjuriq në Mitrovicën e Veriut.

Ndërsa ka folur për aksionin e sotëm policor në Zona B të Klan Kosova, ai ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e provokimeve të Marko Gjuriq.

Mëtej në intervistën e tij Ministri Sefaj e konsideroi futjen e Gjuriqit në Kosovë, veprim klandestin, njofton Klan Kosova.

“Organet tona të rendit jemi të angazhuara në secilën pjesë të territorit të Kosovës, aktualisht gjendja është e qetë në tërë vendin”.

“Qytetarët e Kosovës nuk duhet të binë në provokime, ne jemi duke punuar për të zgjidhur problemet në mënyrë paqësore në përmes dialogut”.

“Në këtë rast jemi bazuar në atë se çka thonë Ligjet e Republikës së Kosovës, prandaj dhe kemi vepruar.

“Ai ka hyrë në territorin tonë në mënyrë klandestine. Sic e keni parë të gjithë”.

“Gjuriq ka qenë në dijeni se nuk guxojë të vijë pas vendimit që ka lëshuar Ministria e punëve të Brendshme”.

“E kemi informuar që ne kemi arsyet tona që sot të mos mund të hyjë brenda territorit të Kosovës”.

”Por ai ka hyrë në mënyrë klandestine”, ka përfunduar Ministri Sefaj.