Limaj: Nisma po rritet çdo ditë

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka njoftuar se subjektit që drejtoi iu ka shtuar edhe Xhevdet Smakiqi, i cili është një profesionist dhe punëtor i pashoq.

“Smakiqi ka ardhur në shtëpinë e tij. Vendin e presin sfida të mëdha në vitet në vazhdim. Kosovës i duhen njerëz profesionistë si z.Smakiqi. NISMA po rritet çdo ditë e më shumë. NISMA është e hapur për secilin person, i cili vlerëson se mund të kontribuojë në forcimin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Limaj në facebook.