Lajmi i fundit: Shkatërrohet ura në lumin Lepenc, në kërkim të policit të zhdukur

Ura e improvizuar e ‘Bechtel Enkes’ nën të cilën dyshohet se mund të jetë polici Armend Trena është shkatërruar.

Ekipet e Policisë, FSK-së dhe zhytësit po qëndrojnë aty duke përcjellur situatën, shkruan Indeksonline.

Sot janë bërë një javë që nga zhdukja e policit Armend Trena, ndërsa kolegu i tij Malsor Dashi është gjetur para dy dite.

Ekipet e Policisë së Kosovës dhe Forcave të Sigurisë, me ndihmën e shumë klubeve të zhytësve e vullnetarëve po vazhdojnë kërkimet në lumin Lepenc, aty ku ka rënë vetura.

Mirëpo, sot moti me shi po ua vështirëson kërkimet për policin Trenën.