Lajmërohet edhe UNMIK-u për zhvillmet në Veri

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Prishtinë me rastin e arrestimit të Marko Gjuriq, për shkak të hyrjes pa leje në Kosovë, duke thënë se ato janë të papranueshme, ndërkohë që i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me vullnetin e mirë dhe të shmangin provokimet.

“Zhvillimet e sotme në Kosovë janë të papranueshme. I bëj thirrje autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës që të veprojnë me vullnet të mirë, të shmangin provokimet dhe të ndërmarrin hapa të domosdoshëm për paqen dhe sigurinë e njerëzve”, tha ai.Sipas Tanin, është thelbësore për të gjithë të interesuarit që të shmangin çdo rishikim ose masa që mund të përshkallëzojnë situatën.

“Dialogu është mekanizmi i vetëm për adresimin dhe zgjidhjen e dallimeve”, ka thënë ai.