Vdes një person në Suharekë pasi u plagos me armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Duhël të Suharekës në rrethana ende të panjohura është plagosur me armë zjarri viktima mashkull, raporton Gazeta Express
“Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit, ku edhe ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.