Kjo është pasuria e këshilltares së Haradinajt, burri i saj vozit veturë 40 mijë euro, e orë dore 11 mijë euro

Këshilltarja e Kryeministrit Haradinaj, Meliza Haradinaj ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencionin Anti Korrupsion.

Meliza Haradinaj ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një banesë që kap shumën e 600 mijë eurove, banesë kjo që i takon burrit të saj, raporton Gazeta Blic.

Tek përshkrimi i pasurisë së luajtshme, Haradinaj sërish ka deklaruar pasurinë e bashkëshortit të saj. Veturë Rang Rover, 40 mijë euro, veturë BMW 116 që kushton plotë 30 mijë euro si dhe një orë dore e cila kushton hiç më pak se 11 mijë euro.

Këshilltarja e kryeministrit 14 mijë euro, para të gatshme në bankë.

Në pjesën e përshkrimit të të hyrave vjetore, ajo ka deklaruar se merr 577 euro nga puna që bën në Qeveri, kurse, burri i saj merr 8 mijë e 500 euro nga biznesi i që ka.

Për ta parë pasurinë e Meliza Haradinajt, klikoni KËTU.