Kamishi ia kthen Sami Lushtakut që e quajti zagar: Jam i arsimuar, nuk komentoj nivele të tilla

Pasi Sami Lushtaku e shkarkoi nga pozita e nënkryetarit të degës të PDK’së në Skenderaj dhe e quajti Zagar në një prononcim për Gazetën Express, iu thotë se nuk komenton nivele të tilla, pasi që është profesor universitar dhe deputet i zgjedhur.
Deputeti Haxhiu, i njohur si Kamishi, për Gazetën Express ka thënë se nuk bie në nivelin e Lushtakut, që e quajti zagar.

“Unë jam profesor universitar, deputet i zgjedhur nga populli dhe invalid i UÇK-së. Jam rritur në një familje ku gjithë jetën është folur për edukatë, arsimim, humanizëm dhe atdhedashuri. Andaj, nuk komentoj në nivele të tilla”, ka thënë Kamishi.

Mirëpo, përkundër asaj që e tha për të Lushtaku, Kamishi vazhdon të refuzojë vendimin për shkakrimin e tij nga nënkryetari i degës në Skenderaj.

“Megjithatë ju e keni parë se dje 70%, ndersa sot janë afro 80% e nëndegëve dhe seksioneve të PDK-së në Skenderaj që i kanë dhë përgjigje gjoja atij “vendimi”, duke e kundërshtuar qartazi dhe duke mos iu nënshtruar diktateve të atyre që nuk po kontribuojn për të mirën e PDK-së.”

E, për këto nënshkrime të nëndegëve, sot gjatë ditës, Sami Lushtaku, tha se Kamishi i ka falsifikuar nënshkrimet e mbledhura kundër tij nëpër degë.

“Kushdo që përdorë fjalor të tillë nuk është nivel i imi dhe as i një qytetari të ndërgjegjshëm, nuk kam koment tjetër”, ka përfunduar Kamishi. /Express/