Ismail Kasumi tregon detajet e gjetjes së trupit të Malsor Dashit

Loading...

Zhytësi i njohur kosovar, Ismail Kasumi ka folur pas gjetjes së trupit të pajetë të policit, Malsor Dashit.

Ai ka treguar se gjatë këtij operacioni kanë marrë pjesë të gjithë njësitet e shpëtim- kërkimit.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Kasumi ka treguar rrjedhën e këtij aksioni që rezultoi deri tek gjetja e Malsor Dashit, tashmë i ndjerë.

“Nuk ka pasur qasje individuale, kena filluar prej startit ku ka ndodhur rasti, duke gjërmu e duke gjërmu kena hyrë nëpër disa ura ku ka qenë e mbyllur anej e knej pastaj është gjetë trupi i tij ku e kish qit në një vend. Kështu që krejt stafi i ekipit të kërkim- shpëtimit me FSK, me të Prishtinës, Mitrovicës me njësin speciale të Policisë së Kosovës kena qenë pjesëmarrës dhe është një kontribut i gjithë atyre që kanë qenë sot bregut të atij lumi”, ka thënë Kasumi për “Indeksonline”.

Ai ka shtuar se sot e kanë ndërpre kërkimin për trupin tjetër të pajetë duke theksuar se tash duhet shikuar nesër e anej.

Ndryshe, dy policët Malsor Dashi dhe Armend Trena pas një aksidenti të shtunën mbrëma kishin rënë nga një lartësi prej 100 metra në lumin Lepenc./Inderksonline/