Ish-deputeti serb: Gjuriq dje hoqi pelenat, sot na mëson

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllavisha Petkoviq, ka thënë serbët që jetojnë në Kosovë nuk e përkrahin politikën e Presidentit Aleksandar Vuçiq dhe atë të Marko Gjuriqi, drejtorit të Zyrës serbe për Kosovën.

“Tjetra, ne që kemi qëndruar këtu dhe që punojmë për të mirën e jetës së serbëve në Kosovë, dhe vijnë disa serbë fëmijë që dje i kanë hequr pelenat na mësojnë se si të sillemi, unë nuk e përkrah idenë e Gjuriqit”, ka thënë Petkoviq, njofton Klan Kosova.

“Edhe Gjuriqi edhe Vuçiqi mendojnë se qytetarët serb këtu e përkrahin idenë e tyre politike por jo”.