Hoxha: Liberalizimi i vizave, në fund të vitit

Ekipi vlerësues i Bashkimit Evropian nesër do të qëndrojë në Kosovës për të parë nga afër nëse është plotësuar kushti i fundit për liberalizimin e vizave – lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Takimin e parë ky ekip do ta zhvillojë me ministren e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha.

Në intervistë për Rtv21, ministrja Hoxha ka thënë se ekipit të BE-së do t’ia dëshmojnë se Kosova e ka plotësuar edhe kushtin e fundit.

Ministrja Hoxha shprehet optimiste se Bashkimi Europian në qershor do ta japë rekomandimin për liberalizim të vizave.

Ndërsa, sipas saj, në fund të vitit qytetarët do të lëvizin pa viza.