Haliti e quan Qunin rrenc, ai e këshillon të mos bëhet nervoz

Ka vazhduar debati në mes nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe deputetit të LDK-së, Anton Quni.

Është pikërisht deputeti Quni i cili është i drejtuar nënkryetarit, Haliti duke i thënë se nuk e kupton pse po e shfaq këtë nervozë.

“S’ka portal që s’thotë se e dorëzoj Anton Quni një dokument që dëshmon se Xhavit Haliti i ka marrë 8 milionë marka. Ke dorëzu dokument, por jo për 8 milionë marka”, ka thënë Haliti.

Ndërkohë Quni i është kundërpërgjigjur se tashmë i kanë të gjitha dëshmitë se për cilën shumë bëhet fjalë.

“Është njëra dëshmi normal që s’kam arrit t’i dëshmoj të gjitha por në ato dëshmi janë vula të Ministrisë së Mbrojtjes së aso kohe, numri i protokolit dhe janë protagonistët”, ka shtuar Quni.

Ndërkohë nënkryetari Haliti ka vazhduar me pyetje se a janë 8 milionë marka?

“Zoti Haliti janë më shumë se 8 milionë marka që janë nda për nevoja të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së”,ka thënë Quni teksa Haliti ka pyetur atë se a janë nënshkruar prej atij.

“A janë nënshkruar prej meje pot ë pyes Anton rrenci? Po vazhdon me rrejt”, ka thënë Haliti. Nëse del një shqiptar ose përfaqësues i komunitet që unë e kam marrë në pyetje, e kam shantazhuar dhe i kam thënë një fjalë të keqe përpos me gjaknxehtësi me shokët e mi më shumë unë nuk kisha nejt këtu. Unë s’kam rreh kërkënd, s’kam shantazhu kërkon ashtu siç po thu ti, por ti po i flet unë s’po du të flasë. Edhe atë ditë ke gënjyer sepse unë s’kam nënshkruar asnjë dokument. Gjithçka çfarë kam nënshkruar e kam nënshkruar me emër dhe mbiemër tem, pra jap llogari vetëm për pjesën që e kam nënshkruar edhe në këtë botë edhe në botën tjetër. Nuk e thash për ty por mediat si duket janë të interesime me kriju jo-debat të brendshëm por disa media të paguara janë të interesuara me hap fjalë. Unë jam i interesuar që ne të merremi vesh bashkë për gjithçka. Edhe ata që kanë qenë edhe ata që s’kanë qenë, të gjithë kemi gabime dhe të meta por mendoj se është fer që të them se unë s’kam nënshkruar 8 milionë marka”, ka thënë tutje Haliti, shkruan Indeksonline.

Deputeti Quni ka shtuar se i vjen keq që Haliti po reflekton që ka pasur bashkëpunim.

“Po më vjen mirë që po reflektoni që keni pas bashkëpunim, unë i dorëzova disa dokumentet mbetet tek ju t’i publikoni dhe bëj thirrje tek autoritet që kanë menaxhuar me këto fonde të tregojnë se a janë më pak apo më shumë. Ju kërkuat dëshmi, unë ato i solla”, ka thënë ai.

Si përfundim Haliti ka thënë se Quni s’ka sjellë dëshmi për 8 milionë marka të nënshkruara nga ai./Indeksonline/