Gjuriq përfundoi në spital, pasi u dëbua nga Kosova

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është nisur për Beograd, por nuk ka dashur të japë deklaratë për media duke dalë nga spitali, ku u shtri për pak kohë.

Pas arrestimit të sotëm nga forcat e Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Gjuriq në këtë rast ka pësuar lëndime nga forcat.

Gjuriqit iu dha ndihma mjekësore sonte me të hyrë në Serbi, pas pikës kufitare në Merdare.

Këtë e konfirmoi edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili përmendi se Gjuriq është duke marrë trajtimin e nevojshëm shëndetësor.

“Unë kam biseduar në telefon me Marko Gjuriqin, dhe ai ka marrë trajtimin shëndetësor”, ka thënë Vuçiq.