Gjatë përleshjeve me Policinë në Mitrovicë janë lënduar 32 persona

Një mjek në veri të Kosovës ka thënë se 32 persona janë lënduar, përfshirë pesë rëndë, gjatë përleshjeve me Policinë e Kosovës gjatë arrestimit të Marko Gjuriqit.

Milan Ivanoviq ka thënë për AP se të lënduarit janë trajtuar në një spital lokal në qytetin e ndarë të Mitrovicës dhe janë liruar, transmeton Koha.net.

Ndërkaq Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, ka thënë se Gjuriqi është rrahur kur është arrestuar dhe do të ekzaminohet në një spital të Serbisë.