Gazetari Kelmendi e sheh pozitive largimin e Listës Serbe nga Qeveria

Lista Serbe sot gjatë ditës nga Beogradi ka njoftuar se ka dal na Qeveria ‘Haradinaj’.

Ky veprim i Listës Serbe mund ta këtë një të mirë sipas gazetarit dhe opinionisti Adriatik Kelmendit.

“Dalja e Listës Serbe nga Qeveria mund ta ketë një të mirë – arritjen e konsensusit të munguar shqiptar dhe krijimin e një Qeverie Gjithëpërfshirëse kalimtare”, ka shkruar në Facebook gazetari Kelmendi, përcjell ORAinfo.

Sipas tij, nëse kjo nuk arrihet dhe vendi mund të shkojë në zgjedhje, atëherë prapë Qeveria e ardhshme nëse nuk i arrin 60 vota do t’i duhej të bëhej qeveri me Listën Serbe.

“Në mungesë të konsensusit shqiptar në Kosovë, mund edhe të shkojmë në zgjedhje të reja, t’i bëjmë disa fiskultura, por nëse nuk do të arrihet koalicioni prej 60 votash shqiptare pas zgjedhjeve, sërish do të bëhet qeveri me Listën Serbe”, ka shkruar Kelmendi në Facebook. /ORAinfo/