Fisnik Ismaili për aksionin e Policisë: Po na e luajnë lojën

Deputeti nga Grupi Parlamentar i Pavarur, Fisnik Ismaili, ka shkruar në Facebook në lidhje me aksionin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, ku u arrestua Marko Gjuriq. Ismaili ka shkruar se po i dhimbsen djem të ri në Mitrovicë të cilët jetojnë çdo ditë atje, duke u frikësuar nga hakmarrja e serbëve në ditët në vazhdim.

“Bani i ndodhi ndonjanit diçka, e në fund del me qenë veç lojë politike sikur atëherë me Enverin, dikush duhet me e hangër bothve këtë here”, ka shkruar Ismaili.

Ai tutje ka shkruar se shpreson, por edhe hiç s’po e beson, që në fund nuk e han krejt Kosova. “Këtë herë na krejt e kemi përgjegjësi me lypë përgjegjësi prej tyne, nëse veç tentojnë me na e lue lojën”, ka përfunduar statusin Ismaili./arbresh