Ermal Kamberaj u vra para 1 vite, familjarët po dyshojnë se qëllimisht nuk po zbardhet rasti

Një vit ka kaluar nga vrasja e Ermal Kamberajt, në vendin e tij të punës në Mitrovicë.

E pikërisht në këtë ditë, Shpëtim Kamberaj u kthye në vendin ku humbi vëllanë e vogël, për të shprehur zhgënjimin e tij me institucionet e rendit dhe drejtësisë, për mos-zbardhjen e rastit, raporton KTV.

Kjo, pasi, për vrasjen e 24-vjeçarit, ende nuk është arrestuar askush.

Sipas Shpëtim Kamberajt, mungesa e interesimit nga policia dhe prokuroria, përkundër se dorasi me inicialet A.B. është i njohur për ta, ngjall dyshimet se ky rast nuk po zgjidhet qëllimisht.