Ende nuk dihet vendndodhja e policit të dytë të zhdukur në Lepenc

6 urat e lumit Lepenc kanë qenë fokus i kërkimeve për policin e zhdukur Armend Trenaj 1 javë pas aksidentit.

Këtë herë, ekipet e shpëtimit janë përballur edhe me rritje të nivelit të ujit në lumë, për shkak të reshjeve të shiut, raporton KTV.

Agim Gashi, zëdhënës i PK-së në Ferizaj, ka thënë se janë kontrolluar vetëm dy ura dhe se po shpresojnë që të gjendet diçka.

Kërkimet për Trenajn do të vazhdojnë edhe të dielën ku do të kontrollohen 4 ura të tjera.