EMOCIONUESE: Zeneli kthehet në vendlindje pas shumë vitesh

Pas më shumë se 30 vitesh, Zenel Krasniqi është rikthyer në familjen e tij në fshatin Astrazup të Malishevës, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte u largua nga vendlindja dhe mori rrugën për në Turqi.

Sot atë e pritën të afërm të tij, të cilët kishin udhëtuar në Maqedoni në një fshatë ku banonte prej vitesh Zeneli.

Me lot gëzimi, shihet teksa qëndron pranë të afërmëve të tij në Malishevë, e që këtë gëzim, ai thoshte se e priste prej vitesh që t’i takonte të afërmit e tij.

“Ajo që kërkoj unë nga jeta ime, Nuk mund të më plotësohet! Ta rinovoj pak këtë shtëpizë, të stabilizohem! Me shëndet mirë jam, pas operacionit në sy! Po kam shumë dëshirë që të më vije në vizitë dikush i imi i familjes. I vetëm kam mbet! ç’të bëjë?”, ishte shprehur Zeneli, teksa lotët e tij rridhnin pandërprerë.

Familjarët e Zenelit, kanë treguar për GI se falë medieve kanë arritur të bashkohen me Zenelin, të cilin nuk e dinin nëse është gjallë apo jo.

“As që e kemi ditë që është gjallë, kur e kemi pa në medie se ai gjallë dhe kur ka shprehë dëshirën e tij që t’i takojë të afërmit e tij, atëherë ne menjëherë jemi nis për Maqedoni. Zeneli nuk e flet gjuhën shqipe dhe po kuptohemi në gjuhen maqedonase”, tregon një familjarë i cili teksa fliste e mbante dorën e Zenelit në faqen e tij.