Derisa Gjuriq rrëfente se çka i bëri Policia e Kosovës dje, kosovarët talleshin me të në komentet live

Pas arrestimit që iu bë dje, Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit, Gjuriq iu është drejtuar medieve ku ka deklaruar se kinse populli serb është sulmuar dhunshëm në veri të Mitrovicës dhe se ai është tërhequr si qeni duke tentuar që të turpërohet Serbia.

Ndërkohë në një lidhje direkte të deklaratës së tij në një prej mediumeve serbe reaksionet e shumta kanë qenë të shqiptarëve.

Shumë prej tyre kanë komentuar duke dërguar emotika të ‘Flamurit Kombëtar’, ‘Like’ dhe reaksione të zemrave.

Përpos kësaj shume prej reaksioneve ishin të buzëqeshura përderisa Gjuriq po fliste. Siç duket shumë prej njerëzve iu gëzuan aksionit të Policisë së Kosovës dhe vendimit të autoriteteve kosovare që ai të arrestohet pas hyrjes ilegale në Kosovë.