Deputetja e Listës Serbe, 56 milionë euro në bankë

Jelena Bontic, deputete e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, i prin listës së njerëzve më të pasur në Institucionet e Kosovës, ku ajo ka vetëdeklaruar se në Bankën Komerciale Serbe në Leposaviq ka të depozituara hiç më pak se 56 milionë euro.
Ajo po ashtu ka deklaruar se një shumë tjetër prej 22 mijë euro i ka të depozituara në NLB.

Ajo, po ashtu, ka deklaruar se ka në pronësi një banesë e cila ka një vlerë prej 20 mijë euro, raporton “Zëri.info”.