Deputeti i LVV-së blen Golf 5 me vetëm 3 mijë e 500 euro

Ditët e fundit janë publikuar deklarimet e pasurive të zyrtarëve të lartë publikë në Republikën e Kosovës.

Mes shumë deklarimeve të çuditshme, ku bënte pjesë edhe një Bibliotekë e Sami Kurteshit me vlerë prej 70 mijë eurosh, është edhe një Golf 5 nga kurshëriri i tij dhe bashkëpartiaku Ismail Kurteshi, e vlerësuar nga ky i fundit me vetëm 3 mijë e 500 euro.

Thuhet se kjo veturë është blerë në vitin 2014. Por, çmimi real i kësaj veture, edhe tash në vitin 2018 në Kosovë zor se mund të shkojë nën 5 mijë euro. Veç kësaj veture, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka edhe një veturë Opel Astra me vlerë prej 2 mijë e 500 eurosh të blerë më 2012. Vetura shumë më të shtrenjta posedojnë deputetët e PDK-së dhe LDK-së.