Breshër i madh në Vranoc të Pejës

Loading...

Reshje të mëdha të shiut pati sot në rajonin e Pejës, konkretisht në fshatin Vranoc të kësaj komune, shkruan ORAinfo.

Pas shiut filloi një breshër i madh i cili zgjati rreth gjysmë ore duke zbardhur kështu tokën.

Madhësia e breshërit ishte e jashtëzakonshme, ku fshatarët atje shprehen të mos kenë parë ndonjëherë diçka të tillë.

Ata dërguan disa foto dhe video në redaksinë tonë.

Për më tepër, shikoni vet pamjet më poshtë. /ORAinfo/