Befason serbi “Mos e lironi Gjuriqin”

Sa herë që tensionohen raportet Kosovë-Serbi, shqiptarët dhe serbët fillojnë të përlahen nëpër rrjete sociale. Edhe sot, pas arrestimit të drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, shpërthyen komentet. Përderisa serbët janë revoltuar me arrestimin e Gjuriqit, ka prej atyre që nuk u ka penguar kjo gjë.

Analisti Krenar Gashi ka komentuar në Twitter arrestimin e Marko Gjuriqit nga Policia e Kosovës, ndodhi kjo që shënoi ngjarjen e ditës.

Në një postim të tij, Gashi ka thënë se arrestimi i Gjuriqi, që hyri ilegalisht në Kosovë, ishte i merituar.

“Që të jemi të qartë, Marko Gjuriq e meritoi. Ky arrestim është i vonuar. Kështu që sot nuk pyesim cka po cfarë. Ai u arrestuar për shkeljen e vazhdueshme të ligjit dhe të gjitha marrëveshjeve që ishin arritur mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Gashi.

Ndërsa, një qytetar, ndryshe nga serbët e tjerë, i ka replikuar Gashit, duke i thënë se Duriq është mirë të mbahet në Kosovë.

“Kam vetëm një kërkesë: Mos e ktheni në Serbi”, ka shkruar qytetari serb, duke qeshur.