Arrestimi i Gjuriçit: Sali Berisha përgëzon Policinë e Kosovës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me arrestimin e Marko Gjuriç nga policia e Kosovës. Berisha e cilëson si një provolacion të rrezikshëm nga serbomadhi Marko Gjuriç në veriun e Kosovës.

“Një provokacion i rrezikshëm nga serbomadhi Marko Gjuriç në veriun e Kosovës!

Sot, në zbatim të ligjit, policia e Kosovës arrestoi për hyrje të kundraligjshme në territorin e Republikës së Kosovës njërin prej serbomëdhenjve më të damkosur, ministrin Marko Gjuriç.

Me këtë rast le të denojmë ne të dashur miq aktin e ketij provokatori të rrezikshem dhe të përgëzojmë autoritetet policore të Kosovës për pergjigjen e merituar ligjore që i dhanë atij”, shkruan Berisha.