Zbulim i ri në gjenetikë! Lidhja që kanë mes tyre njerëzit me sy të kaltër

Mund të thuhet se të gjithë sytë janë me të njëjtën ngjyrë. Kjo sepse pigmenti që na jep ngjyrën e syve, melanin, është natyralisht ngjyrë kafe. Në fakt, fillimisht, “ne të gjithë kishim sytë ngjyrë kafe”, tha një shkencëtar nga Universiteti i Kopenhagenit, Hans Rudolf Litchoff Eiberg, PhD, për Science Daily. Diku përgjatë rrugës evolucionare, megjithatë, dikush lindi me një mutacion gjenetik, shpjegon Dr. Eiberg. Ky mutacion gjenetik kufizoi sasinë e melaninës që sytë e personit mund të prodhonin, e për rrjedhojë krijohet efekti vizual që sytë dukën blu, në vend se kafe.

Interesante, mund të mendoni, por çfarë më duhet mua gjenetika e syve të kaltër? Epo, fakti se të gjithë (të ashtuquajturit!) Sykaltër zbresin nga një mutacion i vetëm gjenetik që do të thotë se çdo person në planet me sy të kaltër vjen nga një paraardhës i përbashkët. Në fakt, një ekip gjenetistësh në Universitetin e Kopenhagenit e gjurmoi këtë mutacion gjate gjithe rrugës evolucionare deri tek një familje të vetme daneze.

“Nga analiza lidhëse … ne detajuam hartën e syve ngjyrë blu” raportoi ekipi i Dr. Eiberg për revistën, Human Genetics. Nëpërmjet kësaj analize u zbulua se një grup identifikues i gjeneve ishte trashëguar nga një prind i vetëm – fjala shkencore për një grup gjene të trashëguar së bashku nga një prind i vetëm është “haplotip”. Haplotipi i identifikuar ishte i zakonshëm jo vetëm në mesin e 155 individë me sy blu nga Danimarka, por edhe pesë individë me sy blu nga Turqia dhe dy individë me sy blu nga Jordania. Përveç hartografit haplotype, ekipi i Dr. Eiberg zhvilloi analizën e ADN mitohondriale, e cila sheh modele të mutacioneve gjenetike për të gjetur prejardhjen e nënës përpara qindra mijëra vjetësh.
“Ndryshimi në ngjyrën e syve nga kafe në të gjelbër mund të shpjegohet nga sasia e melaninës në iris, por individët me sy blu kanë vetëm një shkallë të vogël ndryshimesh në sasinë e melaninës në sytë e tyre,” shënoi Dr. Eiberg. “Nga kjo mund të konkludojmë se të gjithë individët me sy të kaltër janë të lidhur me paraardhës të njëjtë … Ata të gjithë kanë trashëguar të njëjtin kalim në të njëjtin vend në ADN-në e tyre.” Individët me sy të zinj, në të kundërt, kanë ndryshime të konsiderueshme individuale zonën e ADN-së së tyre që kontrollon prodhimin e melaninës.

Burimi: Konica