Risi në supermarketet Lidl, tashmë shitet edhe kanabis

Gjiganti gjerman i Supermarketeve, Lidl ka përfituar nga ndryshimet ligjore, për të tregtuar kanabis në rrjetet e saj në Zvicër.

Kështu në supermarketet zvicerane Lidl kanë filluar të shiten dy produkte të luleve të kërpit, si një alternativë ndaj duhanit.

Për 15 euro konsumatorët mund të marrin 1.5 gram kanabis premium zviceran të kultivuar nga kompania fillestare ‘The Botanicals’, që është rritur në serra të automatizuara.

Produktet përmban sasi shumë të pakta të tetrahydrocannabinol (THC), substanca psikoaktive shpesh e gjetur në kanabis. Megjithatë thuhet se është e pasur në Cannabidiol (CBD), një përbërës në këtë bimë.

Në vitin 2011, ligjet e Zvicrës ndryshuan për t’i lejuar njerëzit mbi 18 vjeç të blinin dhe të përdorin kanabis që përmban jo më shumë se 1% të THC./Top Channel