Gruaja më e vjetër në botë, tregon sekretin e jetëgjatësisë

E lindur më 29 nëntor të vitit 1899, Emma Morano, gruaja më e vjetër në botë festoi dje ditëlindjen e saj të 117. Sipas Rekordeve Botërore Guinness, zonja italiane besohet të jetë personi i fundit i cili ka lindur në shekullin e 19-të. Rritur në veri të Italisë, në Vercelli Emma është jo vetëm femra por dhe njeriu i vetëm që ka jetuar përgjatë 3 shekuj . Një nga kujdestarët e saj tha për The Telegraph se sekreti i jetëgjatësisë së saj është ngrënia e tre vezëve në ditë.

Emma ka ndjekur të njëjtën dietë të jashtëzakonshme për rreth 90 vjet – tre vezë në ditë (dy të gjalla, një të gatuar) makarona të freskëta italiane dhe mish.

Ajo ka ruajtur këtë regjim ushqimor që në moshën 20 vjeçare kur u diagnostikua me anemi. Duket se asnjë sëmundje nuk e ka mposhtur zonjën e vjetër e sot mban me krenari rekordin Guinness si njeriu më jetëgjatë në tokë