4 fazat e eksitimit tek femrat…Mësojini të gjitha ‘me pikë e presje’

Mbas postit që fliste për orgazmën, pyetjet rreth eksitimit, aktrimit të orgazmës, asaj që është normale apo jo, dëshirës seksuale – ishin aq të shumta, saqë vendosa të shkruaj përsëri.

Këtë herë për të gjitha fazat që kalon trupi i një vajze apo gruaje para dhe mbas orgazmës. Mbani shënim !

FAZA 1 – Eksitimi

Gjatë kësaj fazë në trupin e të dashurës tënde mund të vësh re të gjitha ose disa nga këto:

• Thithkat forcohen

• Rritet lubrifikimi

• Ndarje dhe rritje e buzëve të mëdha

• Rritje e rrahjeve të zemrës

• Skuqje në qafe dhe trup

• Frymëmarrje e vështirë

• Tensioni i muskujve

• Fryrje e vaginës dhe buzëve të vaginës

• Rritje e gjinjve

• Rritje e presionit të gjakut

• Rritje e mitres

• Zgjatimi i kanalit vaginal

• Rritje e ndjeshmërisë së klitorisit

FAZA 2- Plateau

Gjatë kësaj faze kemi ndryshime të faktorëve të mëparshëm

• Zgjerim i plotë i cervix ( qafa e mitrës)

• Zgjerim i plote i vaginës

• Rritja e madhësisë së buzëve

• Zhvillim i platformës orgazmike

• Mbrojtja e mitrës nga goditjet e penisit

FAZA 3- Orgazma

Gjatë kësaj fazë trupi shkarkon të gjithë energjnë seksuale që ka akumuluar në fazat e mëparshme

• Fillojnë kontraktimet në murin vaginal, mitër, rectum

• Pjesa me e madhe e kontraktimeve kanë interval kohor 8 sek dhe frekuenca shkon nga 3 deri në 15

• Levizje të ndryshme të fytyrës

• Rritje e frymëmarrjes

• Rritje e nivelit të gjakut

• Mundësi të prezencës së lëngjeve vaginale

• Pulsim të platformës orgazmike

FAZA 4 – ZGjIDHJE

Gjatë kësaj faze trupit kthehet në gjëndjen fillestare, në gjëndjen para eksitimit

• Mitra del nga pozita mbrojtëse

• Vagina kthehet në përmasa normale

• Klitorisi kthehet në normalitet

• Buzët e vaginës kthehen në normalitet

Këto, janë ndryshimet fizike që ndodhin gjatë kohës së pre-orgazmës, orgazmës dhe post-orgazmës. Shpresoj që këto rrjeshta të ju ndihmojnë të njihni më mirë trupin tuaj, atë të partneres tuaj dhe në përgjithësi të shijoni maksimalisht gjithë marrëdhënie.Dashuria për veten, pranimi dhe njohja e vetes janë elementët kryesore në marrëdhënien që kemi me veten dhe padyshim dhe me të tjerët.

Nga Zhaklin Lekatari