Hong Kong, ndërtesa 73 katëshe shitet për 5.15 miliardë dollarë

Një ndërtesë shumë e lartë në Hong Kong, në pronësi të manjatit Li Ka-shing, një prej më të pasurve në Azi, u shit me një çmim rekord prej më shumë se 5 miliardë dollarë, shenjë që sektori i pasurive të patundshme në qytet nuk dëshmon aspak ngadalësim, njoftoi sot kompania.

Lajmi i shitjes së këtij rrokaqielli 73 katësh, i renditur i pesti për nga lartësia në qytet, i pozicionuar në qendrën më të gjallë të Hong Kongut, u përhap për herë të parë muajin e kaluar.

Holding CK Asset Holdings de Li konfirmoi në një deklaratë drejtuar Bursës së Hong Kongur se shitja e kësaj ndërtese kap shifrën e 40,2 miliardë dollarëve të Hong Kongut (5,15 miliardë dollarë), një rekord për një godinë me zyra në Hong Kong, sipas agjencisë financiare Bloomberg.

Sipas deklaratës, blerësi është C.H.M.T. Peaceful Development Asia Property Limited, i regjistruar në ishujt e Virgjër britanikë.

Ky konsorcium është një strukturë e ndërtuar posaçërisht për të kryer këtë kontratë blerjeje, saktësoi CK Assets në një deklaratë, përcjell Atsh.

Aksioneri i tij kryesor është China Energy Reserve and Chemicals Group, me seli në Kinë, njoftoi e përditshmja kineze South China Morning Post, duke cituar burime të afërta të veprimeve financiare.