Gratë në Japoni për herë të parë lejohen në ndeshjen e demave

Për herë të parë në histori, një grua u lejua që të hyjë në arenën e ndeshjes së demave në Japoni, pasi kufizimi për gratë u hoq në përpjekje për të modernizuar këtë sport.

Yuki Araki shoqëroi demin e saj në arenë, në ditën e parë të stinës së ndeshjeve me dema, në ishullin Hokaido.

Ndeshjet e demave në Japoni njihen si “Togi” dhe ndryshojnë nga ato në Spanjë, pasi aty asnjë dem nuk vritet dhe nuk ka toreador.

Në këtë sport shekullor, demat kryqëzojnë brirët dhe përpiqen që të shtyjnë njëri-tjetrin të nxitur nga stërvitësit e tyre.

Kohë më parë gratë nuk lejoheshin që t’i afroheshin arenës.